Dervendi
close
Vizitorė

Rekllama e juaj

Në qoftë se dëshironi të rekllamoni shërbimet tuaja?
Apo dëshironi të informoni për faqen tuaj private ?
Atëher këtu jeni në vendin e saktë!

Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė

Top Panel
Kliko
Top Panel

Emri:

Mesazhi:

Nė Chat janė!

0 utilisateur [Dervendi]

    There are no open chess challenges.
    Saraj PDF Printoni E-mail
    Shkruar nga Administratori   
    Image Komuna e Sarajit shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Shkupit. Kufizohet me komunën e Gjorçe Petrovit (lindje), Jegunovcë dhe Zhelinë (perëndim), Sopisht dhe Karposh (juglindje). Ka strukturë kodrinor-malore. Pika më e lartë ndodhet në Malin e Thatë – 1369 m. Pika më e ulët është f. Krushopek – 276 m lartësi mbidetare. Nëpër komunë kalon korridori 8. Karakteristikat e saj janë: QRS Saraj, Liqeni i Treskës, gryka e Matkës, Xhamia e vjetër e Husein Shahinit e cila daton nga shekulli XV . Numri i banorëve: 35.804 Numri i vendbanimeve: Qytete: 0 Fshatra: 23 Numri i bashkësive lokale: 28 Sipërfaqja: 240 km2 Dita e komunës: 13 Dhjetori Maqedonas 3.89% Shqiptarë 91.53% Turq 0.13% Romë 0.77% Vlleh 0.00% Serbë 0.05% Boshnjakë 3.16% Të tjerë 0.47

    SARAJI

    Saraji gjendet në lindje të Dërvendit ,bashkë me lagjen fqinjë Gjorgje Petrov.Nê vitin 1994 numëronte 5.000 banorë dhe ështe fshati më i madh për nga numri i popullsisë në rrethinën e Dêrvendit.Fshati është me popullatë multinacionale .Sipas një shënimi gazetaresk “emri i tij vjen nga fjala Seray,pronë ose obor i Pashës(pushimore).Sesa i vjetër është si ojkonim dëshmon xhamija e fshatit që është ndërtuar më 1480 nga pronarja e quajtur Hisnishah.Në oborrin e sa ka pasur një han (sot i asgjësuar).Tani pranë saj ekziston vetëm një teqe (teqe të tilla ka pasur në shekullin XVII).Një gojëdhënë dervenase flet se gati gjysma e sipërfaqes së fshatit kishte qenë tokë e papunuar në kohën osmane dhe kishte qenë tokë moçalike e njëfarë Hamit Qehaja,i cili këtë sipërfaqe e kishte shfrytëzuar vetëm si kullosë dhensh e kafshësh tjera të imëta .Po në sinorin e tij kanë ekzistuar”Varret e Krushve”(varret e krushqëve),që sipas rregullave kanunore duhet të kishin qenë varre të moçme të kohës së Dugagjinasve,sepse vetëm atëherë kishte qenë e ndaluar që krushqit të takohen në një rrugë.Në aspektin gjeodezik,ka një siperfaqe 16.787 hektarësh.Sa i përket popullatës shqiptare ,pjesa dërmuese janë dërvensa dhe shumica e mëhallëve mbajnë emrat e mëparshëm prej nga kan ardhur.Pas Çlirimit,gjer në vitin 1980,këtu gravituan në mënyre masive dërvenasit dhe tani këtu ka nga të gjitha fshatrat,me përjashtim fshatit Kondovë .Këtu ka edhe shqiptarë nga Kosova(rrethi i Prizrenit) e nga rrethina lindore e Shkupit.Pra fjala Saraj do të thotë ndërtesa madhështore (pallat) ose vjen na persishtja Saray-oborr,e turqisht Seray(pallat) Hulumtimet Onomastike Në Dërvendin e Shkupit Vebi rustemi

     
    < I mėparshmi   Tjetri >