Dervendi
close
Visitors

Rekllama e juaj

Në qoftë se dëshironi të rekllamoni shërbimet tuaja?
Apo dëshironi të informoni për faqen tuaj private ?
Atëher këtu jeni në vendin e saktë!

This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it

Top Panel
Kliko
Top Panel

Emri:

Mesazhi:

Nė Chat janė!

0 utilisateur [Dervendi]

    There are no open chess challenges.
    Fjalė tė urta Popullore PDF Print E-mail
    Written by Administratori   
    1. Ara ime varri im 2. Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit 3. A don, e s'din, a din e s'don. 4. Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në hall. 5. Arin ku e njohin, atje e çmojnë. 6. Ay që s'njef lekun, mos i ler lekë nëpër duer. 7. Çdo mësim e ke fitim, çdo pësim është mësim. 8. Ç'i do qeni opingat. 9. Ç'ke në xhep të marin hop, ç'ke në tru s'ta marrin dot. 10. Din më shumë i vuari, sesa i mësuari. 11. Dhelpra plakë i di shtigjet. 12. E di qeni ku fle lepuri. 13. Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr. 14. Guri i gdhendur hyn kudo. 15. Harabeli plak nuk rrehet me bukë. 16. Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam. 17. I dogj plakës qumështi, ta' po i frynë kosit. 18. I pësuari, i mësuari. 19. Kënga dhe përralla s'kanë zot. 20. Kur s'di me ligjëru, ke dy vesh me dëgju. 21. Kush më shumë di, më shumë do të dijë. 22. Kush nuk ka shijuar të hidhurën, nuk di ç'ashtë sheqeri. 23. Libri ashtë arma e të mençurit. 24. Mëso sa je i ri, se kur plakesh s'ke dobi. 25. Në u bëfsha përsëri nuse, di unë si do të nusëroj. 26. Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend. 27. Noti mësohet në det, jo në stere. 28. Nuk dinte dhe lopa, ç'ishte bishti, po mësoi kur ia prenë. 29. Prindi të rrit, shkolla të ndrit. 30. Pyet njëqind vetë, se kurrë nuk humbet. 31. Sa do të rrojmë do të dëgjojmë. 32. S'ka skaje dituria e urtia e njeriut. 33. Shit kalin e mëso djalin. 34. Breshka ferrën do. 35. Burrin e prishin huqet. 36. Druri i thatë nuk drejtohet. 37. Druri ndreqet mbë të njomë. 38. Edhe plaku kur pi verë, kërcen pup si djalë me erë. 39. Edhe shakaja ka kohën dhe vendin e vet. 40. E kam djalin me një dorë, - Po pse? , - sepse pin duhan. 41. E para - bar, e dyta qejf, e treta helm. 42. E para gotë është bar, e dyta ar, e treta sermç, e katërta helm. 43. Fshat e zanat, derë e tabiat. 44. Gotën e parë e pi vetë, të dytën, pi rakia rakinë, të tretën, pi rakia njerinë. 45. Huqi vdes shtatë ditë pas shpirtit. 46. Kali plak nuk mëson revan të ri. 47. Katundi digjet, zakoni s`prishet. 48. Ku janë dy vetë, mos i ban i tretë. 49. Ku di derri, ç`është nderi. 50. Ku janë dy i treti është i tepërt. 51. Kush i vogël e i qërtuar, i madh e i lavdëruar. 52. Lumi shtratin e ndëron, po burrimin s`e ndalon. 53. Ndryshku vjetër dhe zakoni i vjetër, nuk hiqen kollaj. 54. Njerëzit e një barku i bashkon gjaku, pijanecët bardhaku. 55. Rakia marton edhe dhespotin. 56. Rakia është më e mirë se allahu, se rakia merr mendjen e ta kthen prapë, kurse allahu , ta merr e s`ta jep më. 57. Rakia s`din ç`ka është kadia. 58. Rakia nuk zihet mik kurrë, të tradhëton ku s`ta pret mendja. 59. Rakia thotë "Të parën hidhe ti, të tjerat i hedh vetë". 60. Ruaje fjalën kur t'i vijë radha. 61. Rrahe sa të jetë këlysh, se kur të bëhet qen ai të ha. 62. Sa të presin, më mirë priti. 63. Shtëpia me dy të këqija, duhani dhe rakia. 64. Trim i rakisë ashtë ai që s'e pi. 65. Zakoni i ka rrënjët e thella. 66. Vajza ashtë gardh i shkulë. 67. Vajza e kthyer si qerrja e thyer. 68. Vajza për botë, e djali për shtëpi. 69. Xheneti i gruas është nën këmbë të burrit. 70. Kunata, si nata, kunetërit si lugetërit. 71. Kur bëhet gruaja e mençme, plaket burri. 72. Kur fjalosen dy gra, shajnë shoqen e tyre. 73. Kur plaket, s'i duhet as vedit, as të tjerëve. 74. Kur rriten fëmija, prishet shtëpija. 75. Kur të vjen pleqëria, nuk të do as bir, as bija; edhe qeni kur të sheh, ulet në bisht e të leh. 76. Kush ka burrë punëtuar, mban stolira të paçmuar. 77. Kush ta ka nxjerrë synë? - Imi, - prandaj ta ka nxjerrë kaq thellë. 78. Kalit që djerset, e gruas që kjan, mos i xen besë. 79. Kur s'punon fati, kot përpiqet drapni. 80. Ajo që s'arrihet, duket ma e ambël. 81. Bukuria asht si lulja, në të ri lulëzon e në pleqëri të dëshpëron. 82. Bukuria e njeriut është sjellja në shoqëri. 83. Bukuria të habit, bukuria të korit. 84. Bukuria e gruas duket në mëngjes. 85. Bukuria pa dituri, dru e thatë pa stoli. 86. Duaje bukurinë, po mos e zbukuro kot. 87. Dheu i zi bën bukën e bardhë. 88. Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër. 89. Gjanë e mirë e duan gjithkush. 90. Ku din qeni t'u marrë erë luleve. 91. Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmbëlën, mendja të mirën. 92. Ç'ja ban botës, ia ban kokës. 93. Çfarë mbillet, korret. 94. Çfarë ti bësh nënës, ta bën djali. 95. Gjellën si do ta gatuash, ashtu do ta hash. 96. Kush mbjell erë, korr stuhi. 97. Kush përtyp piper, nuk pështyn sheqer. 98. Një farë që mbillet, do të mbijë. 99. Pushka e çon gjakun te shpia. 100. I ngopuri nuk beson të urtin. 101. I varfëri di shumë, po nuk e pyet njeri. 102. I varfëri vjel rrushin, i pasuri e ha. 103. I varfëri heq sikur ka zënë perëndinë me gurë. 104. I vogli shërbëtor i të madhit. 105. Jetë - kuletë, fukarallëk - maskarallëk. 106. Ka ashtë fuqia, andej asht dhe drejtësia. 107. Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. 108. Ban mirë e harro, ban lig e kujto. 109. Bëj nder e gjej qeder. 110. Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. 111. Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. 112. E keqja nuk harrohet, e mira po. 113. E mira dhe e keqja nuk kanë fund. 114. E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. 115. Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. 116. I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. 117. I ligu të puth e të kafshon. 118. I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. 119. I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha. 120. Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. 121. Kur pi ujë, kujto burimin. 122. Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. 123. Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. 124. Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. 125. Pyka e vet e shkyn lisin. 126. Pyll pa derra s'ka. ELBASAN 127. Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … 128. Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. 129. Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. 130. Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. 131. Rrit këlyshët të të hanë kokën. 132. Rrufeja nuk bie në hale. 133. Sëpatës bish mos iu ban. 134. Ska din zemra, atje shkon mendja. 135. Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. 136. Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. 137. Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. 138. Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. 139. Bie molla që ka krimbin. 140. Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. 141. Çika pa nder, si lulja pa erë. 142. E drejta pa forcë, s'të pi ujë. 143. E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. 144. Fajat janë që pjellin ligjin. 145. Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. 146. Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. 147. Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. 148. Gabimi falet njëherë, e jo përherë. 149. Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. 150. Hatëri të lë pa brekë. 151. Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. 152. Ka të mençur për të marrë. 153. Koka e falur s'pritet. 154. Kur falet e liga, dënohet e mira. 155. Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. 156. Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. 157. Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë? 158. Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. 159. Kush ha bukë, bën thërrime. 160. Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. 161. Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. 162. Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. 163. Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. 164. Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. 165. Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. 166. Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. 167. Ngarkoje tjetrin aq sa mban. 168. Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. 169. S'hahet në vend të djathit. 170. S'hahen bashkë turp e bukë. 171. Zoti vonon, po nuk harron. 172. Vritet faji e jo njeriu. 173. Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". 174. Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". 175. Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. 176. Ç'bluan mendja, zbulon pija. 177. Ç'ka barku, nxjerr bardhaku. 178. Difton fëmija, ç'ka shtëpia. 179. Dinaku hyn në pus e del pa lagur. 180. Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. 181. Atdheu e nana nuk harrohen 182. Atdheu mbi të gjitha 183. Ay që lë arën e vet, nget arën e huaj 184. Balta më e ëmbël se mjalta 185. Bijë vendi pikë argjendi Puna; Qëndrimi; Vlera 186. Ai që priton sot, pendohet mot. 187. Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. 188. Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. 189. Çelësi që punon, nuk ndryshket. 190. Dembeli është nëna e të gjithë veseve. 191. Dera e përtimit, caku i mjerimit. 192. Dita pa punë nata pa gjumë. 193. Dora me baltë buka me mjaltë. 194. Dora e larë, zorrë e tharë. 195. Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. 196. Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. 197. Gjykon puna, s'gjykon guna. 198. Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. 199. I mjeri ai që s'mendn për pleqëri. 200. Kau që nuk vete në arë e pret sëpata. 201. Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. 202. Kush ka turp, vdes për bukë. 203. Kush mori udhë, dhe do të lodhet. 204. Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. 205. Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. 206. Malet tunden, po nuk bien. 207. Me fal gjakun është burrni. 208. Mos kij turp nga kush s'ka turp. 209. Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. 210. Mushka do dru, e demi kular. 211. Mos u fshi si miu prapa poçes. 212. Në kurdhën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri. 213. Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. 214. Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. 215. Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. 216. Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. 217. Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. 218. Kënga për darkë, brenga për drekë. 219. Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. 220. Ku ka zemër ka dhe krahë. 221. Kullote dhinë të të mbushë kusinë. 222. Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr. 223. Kur s'ke punë luaj derën. 224. Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. 225. Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. 226. Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. 227. Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja. 228. Kush përton vdes urije. 229. Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. 230. Kush s'punon, dheut i rëndon. 231. Kush zë brumë do të gatuajë. 232. Me mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej". 233. Mbill me një dorë, korr me të dyja. 234. Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. 235. Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? 236. Po pate me hangër rri sa të duash. 237. Mos rri si nusja në dasëm. 238. Moti ndihmon atëqë punon. 239. Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. 240. Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. 241. Një ujë që nuk ecën s'pihet. 242. Paraja nuk i zgjedh njerëzit. 243. Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. 244. Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. 245. Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. 246. Qan ara se nuk i vjen fara. 247. Ruaj dhinë të pish qumështin. 248. Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. 249. S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. 250. S'gjuhet me zagar lidhur. 251. Nuk zihet pleshti me dorashka. 252. Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. 253. Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. 254. Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. 255. Vure vezën more pulën. 256. Bukë e hi në shtëpi 257. Çdo hi në vatrën e tij 258. Çdo vlerë t'i vërë vetes një komb, atë i venë dhe të huajt 259. Çdo zog kërkon folenë e tij 260. Dardha bie nën dardhë 261. Derë e botës s'është strehë e kokës 262. Duaje atdhenë si shqipja folenë 263. Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë 264. Dy duar për një kokë, koka për atdhenë 265. Dheu zhuritet por bari mbin përsëri 266. Qeni leh tek stani i tij 267. Fjala në vend të huej, bahet gur 268. Guri i rëndë në vend të vet 269. Gjeli në pleh të tij këndon më mirë 270. Gjeli mbret mbi pleh të vet 271. Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendtit 272. Gjuha bashkon kombin 273. Gjuha ruhet atje ku shkruhet 274. I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër 275. Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj 276. Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le 277. Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret 278. Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë 279. Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë 280. Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë 281. O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti 282. Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim 283. Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë 284. Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut 285. Besë e shqiptarit si purteka e arit 286. Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë 287. Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan 288. Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë 289. Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj 290. Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then 291. Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën 292. Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë 293. Shqiptari për mik asht tret e asht fik 294. Shqiptari s'ha pulë të ngordhur 295. Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë 296. Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri 297. Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë 298. Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep 299. Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh 300. Shqiptari s'e han trupin me bukë 301. Toskë e gegë, pemë nga një degë 302. Kush rren shtetin, rren vetin 303. Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak 304. Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë 305. As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb 306. Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi 307. Breshka po ferrën don 308. Buka e botës s'të ngop 309. Buka e botës, laku i kokës 310. Burri nuk shtrihet as për së vdekmi 311. Çdo mal e din barrën e vet 312. Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij 313. Çdo shpresë fluturon me krahët e saj 314. Ç'hall ke, vështroje 315. Dasëm pa mish nuk ka 316. Dasma do mish, lufta do gjak. 317. Dele e butë në qafë të ujkut 318. Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. 319. Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja 320. E di gjalmi ç'ka torba 321. E di vetë gomari ku i vret samari 322. Gunë e huaj s'të mban ngrohtë 323. Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet 324. Hallet e mia i di trari im 325. Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj 326. I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. 327. Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. 328. Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës. 329. Kafshata e huaj të mbet në fyt. 330. Këmba e di se ku e vret këpuca. 331. Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. 332. Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla 333. Kur s'ka trimni, s'ka liri. 334. Kush mba vesh botën, prish kokën. 335. Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës 336. Kush s'lufton për liri, robërinë e ka në shpi. 337. Kush unj qafën i bie zverkut. 338. Ku të ha, kruaje. 339. Leku i huj, peshon rëndë në xhep. 340. Liria fitohet e nuk dhurohet. 341. Liria fitohet vetëm me gjak. 342. Liria i ka rrënjët në gjak. 343. Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. 344. Lira vjen kur s'i duhesh vdekjes. 345. Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. 346. Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. 347. Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. 348. Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. 349. Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. 350. Mashë e tjetrit mos u bëj. 351. Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. 352. Me duart e mija rrafa kokën time. 353. Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. 354. Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës. 355. Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar. 356. Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar. 357. Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë 358. Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi. 359. Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. 360. Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. 361. Mjer ay që pret nga tjetri! 362. Mjer puna ime, qe se bani dora ime. 363. Mos shko maz pas pele. 364. Mos shko pas qerres së tjetrit. 365. Mos u ban mjaltë, se të han mizat. 366. Nën hije as bari nuk ngren krye. 367. Nuk rron peshku pa ujë. 368. Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. 369. Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. 370. Për çdo punë, puth dorën tënde. 371. Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri. 372. Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë. 373. Qafa e unjur, koka e prerë. 374. Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. 375. Rrushi varet në degët e vet. 376. S'bëhet dasma pa thyer kupa. 377. Gjithsecili në punën e tij është zot. 378. S'mbahet shpirti me falimnders. 379. Syri i të zotit plehron arën. 380. Shqiponja nuk gjuan miza. 381. Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. 382. Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. 383. Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb. 384. Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet. 385. As buka nuk haet vetëm. 386. Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. 387. Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. 388. Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. 389. Lulja e këputur nuk lëshon më. 390. Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. 391. Mendja me mendjen, pjellin mëndje. 392. Me një ka nuk bëhen pendë. 393. Me nji tra nuk mban shtëpia. 394. Mëson nga armiku më shumë se nga miku. 395. Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. 396. Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. 397. Miku harrohet po të largohet. 398. Miku i mirë vjen nga porta. 399. Nuk bëhet stani me dhi të egra. 400. Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. 401. Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. 402. Miku i mikut tim, është edhe miku im. 403. Një krah s'mban kala. 404. Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. 405. Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. 406. Për një shamatë, lypen dy veta. 407. Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. 408. Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. 409. Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. 410. S'bëhet lëmi me një kalli. 411. S'bëhet stani me lepura. 412. S'mblidhen lepujt në vath. 413. S'mbushet thesi me një kokërr. 414. Syri është më i mprehtë se kordha. 415. Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. 416. Shokë bashkë, e bukë veç. 417. Trimi i mirë me shokë shumë. 418. Shoku sa duhet, aq qortohet. 419. Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. 420. Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. 421. Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. 422. Uji fle, hasmi s'fle. 423. Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. 424. As nuk kam, as më mbarohen. 425. Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. 426. Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. 427. Bukë e kripë e zemër. 428. Çilet dera, rritet ndera. 429. Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. 430. Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. 431. Fshati digjet, kurva krihet. 432. Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. 433. I mirë për shokë, e i lig për vete. 434. Bukën tënde ha, hall të botës qa. 435. Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. 436. I fundit ja do qaj, ja do qeshë. 437. I qan hallin kalorësit. 438. I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. 439. Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". 440. Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. 441. Nga fryn era kthen gëzofin. 442. Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. 443. Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. 444. Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. 445. Këpucari i ka këpucët e grisura. 446. Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. 447. Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. 448. Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. 449. Ku rënça mos u vrafsha. 450. Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. 451. Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. 452. Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. 453. Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. 454. Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. 455. Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. 456. Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. 457. Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. 458. Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. 459. Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. 460. Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. 461. Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. 462. Miku i thirrur, duhet përcjellun. 463. Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. 464. Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. 465. Mirmëngjes, me interes. 466. Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. 467. Mos e lëndo ku i dhemb. 468. Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. 469. Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. 470. Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. 471. O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. 472. Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. 473. Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. 474. Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. 475. Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. 476. Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. 477. Qenit hidhi një kockë, të pushojë. 478. Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. 479. Sevapi as shitet, as blihet. 480. Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. 481. Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. 482. Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. 483. Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. 484. Ustaj nuk ka shtëpi. 485. Ajo që ke frikë të gjen. 486. Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. 487. Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. 488. Atë që pështyn, mos e lëpij. 489. Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. 490. Ay që hyn në lumë edhe do laget. 491. Burri flet përpara syve e jo pas shpine. 492. Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. 493. Burri o të fal, o të var. 494. Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. 495. Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. 496. Çakallit lëshoi ujkun. 497. Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. 498. Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. 499. Dajaku ka dalë nga xheneti. 500. Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. 501. Derri do plumbin, nuk zihet me duar. 502. Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. 503. Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. 504. Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. 505. Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. 506. E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. 507. Frika nuk e len lepurin me u majtë. 508. Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. 509. Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. 510. Fusha bën baltë, mali bën furtunë. 511. Gozhda nxjerr goxhdën. 512. Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. 513. Guri i rrumbullkët nuk zë vend. 514. Gjalpin e ruan kripa. 515. Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. 516. I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. 517. Ku do të dijë hëna se lehin qentë. 518. Ku ngul hunë var hejbet. 519. Ku rafsha mos u vrafsha. 520. Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". 521. Kur ke zemër ke edhe krahë. 522. Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. 523. Kush kërkon gjen. 524. Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. 525. Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. 526. Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. 527. Pushka don pushkën. 528. Pyet detin sa lumenj derdhen në të. 529. Qeni i pangopur të ha. 530. Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. 531. Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. 532. Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. 533. S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. 534. Shqerra që s'thërret mëmën humbet. 535. Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. 536. Trimi e ka me vete fatin. 537. Trimin vraje, po mos e shaj. 538. Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. 539. Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. 540. Amanetin e mban toka. 541. Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. 542. Besa asht ma e fortë se vdekja. 543. Besa e burrit, pesha e gurit. 544. Burri i mirë flet një herë. 545. Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. 546. Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. 547. Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. 548. Ku është besa aty është dhe shpresa. 549. Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. 550. Nga del fjala del dhe shpirti. 551. Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. 552. Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. 553. Dita e mirë, që menatë njihet. 554. Dita me diell duket që në mëngjes. 555. Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. 556. Duhet ndarë kashta nga kokrrat. 557. Dy shaka bëjnë një të vërtetë. 558. E treta e vërteta. 559. Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. 560. Foli derës të dëgjojë dritarja. 561. Foli plakës të dëgjojë nusja. 562. Fshati që duket s'do kallauz. 563. Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. 564. Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. 565. Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. 566. Gjuha e ka rrënjën në zemër. 567. Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. 568. Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. 569. Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. 570. Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. 571. Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. 572. Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. 573. Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. 574. Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. 575. Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. 576. Mos e ban penin tra. 577. Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. 578. Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. 579. Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. 580. Nuk luan ferra kot. 581. Nuk mbulohet dielli me shoshë. 582. Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. 583. Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. 584. Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. 585. Rena a nana e tana të këqijave. 586. S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. 587. S'i bën mjekra priftërinjtë. 588. Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. 589. S'mbushet thesi me gënjeshtra. 590. Shakaja është gjysma e të vërtetës. 591. Ti kemi sahanët pa kapakë. 592. Ustai, ustanë e njef në zanat. 593. Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. 594. Barku i gjerë, truri i ngushtë. 595. Budallai shkon tek e ngasin. 596. Burimi i mirë duket në thatësirë. 597. Ç'i do qeni brekët. 598. Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. 599. Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. 600. Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. 601. Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. 602. Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. 603. E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. 604. Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. 605. Gjej vendin e bëj kuvendin. 606. Gjuha dredhon se mendja e mëson. 607. Hekuri rrihet sa është i nxehtë. 608. Humbi sëpatën, i rruat bishti. 609. Kali i mirë shton torbën e tij. 610. Kalit të mirë shtoi tagjinë. 611. Koha vjen për atë që di ta presë. 612. Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. 613. Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. 614. Kur gabon i mençuri çuditet budallai. 615. Lepuri në mal, kusia në zjarr. 616. Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. 617. Ma mirë të kesh mend se pare. 618. Mendja është në majë të gjuhës. 619. Mendja e lehtë rëndon të zonë. 620. Me një gur, ti vrave dy zogj. 621. Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. 622. Mos bëj petulla me ujë. 623. Mos e humb si Xhaferri simiten. 624. Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. 625. Mos hidh të thatën mbi të njomë. 626. Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. 627. Mos shit qen të blesh këlyshë. 628. Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. 629. Mos u mbyt me një pikë ujë. 630. Ndoqe fillin gjete lëmshin. 631. Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. 632. Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. 633. Nuk sheh syri po sheh mendja. 634. Nuk të ngroh zjarri i kashtës. 635. Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". 636. O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. 637. Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. 638. Peshku në det, kusija në zjarr. 639. Për gjithë vend ka pleq me mend. 640. Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. 641. Po pate dhen gjen edhe bari. 642. Prishja e shtëpisë vjen nga mend. 643. Kam inat po nuk kam takat. 644. Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. 645. S'mbartet ujë me shportë. 646. Si është vendi bëhet kuvendi. 647. S'jepet një pelë për një thelë. 648. S'ka varfëri i mençuri. 649. Shtatin pyll e mendjen fyll. 650. Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. 651. Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. 652. Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. 653. U habit pas lëngut, harroi thelat. 654. Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. 655. Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. 656. Vëthët i nxorra po vërët i kam. 657. Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. 658. Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall. 659. As copën e madhe mos e ha pa u menduar. 660. Ç'del nga goja, hyn në vesh e del për hunde. 661. Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa. 662. Dasma nuk shihet në fillim, por në fund. 663. Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. 664. Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen. 665. Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë. 666. Dhjetë herë mat, një herë pre. 667. Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më. 668. Gazi i madh, kthehet në helm. 669. Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. 670. Gjella me kripë e kripa me karar. 671. Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen. 672. Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh. 673. Ha të rrosh, jo rro të hash. 674. Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët. 675. Kashata e madhe të ngec në fyt. 676. Këmba e madhe të shqyen këpucën. 677. Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin. 678. Kur flet shkopi të vret. 679. Kur han bukë misri, kujto bukë thekri. 680. Kur s'di not mos u fut në ujë. 681. Kush ha shumë i del për hunde. 682. Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë. 683. Lakmia, lakfyt. 684. Lisi nuk pritet me nji të rame. 685. Lulja e këputun nuk mbin ma. 686. Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot. 687. Mos dalë goja para mendjes. 688. Mos i bjer të mirës me shkelm. 689. Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh. 690. Mos kërko vezë të pjekura në hell. 691. Ngopet deti me lumenj? 692. Nuk mba ujë orizi. 693. Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota. 694. Pi rakinë e jo mendjen. 695. Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen. 696. Po t'i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi. 697. Qefi prish qefin. 698. Tamahu të shpie në gjynah. 699. Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë. 700. Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin. 701. Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa. 702. U mbush kupa do të derdhet. 703. Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët. 704. Unë baj barrën, ti djersin. 705. Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë. 706. Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen. 707. Nata s'ka shahit. 708. As para pushkës, as prapa mushkës. 709. Atje ku fle ujët, atje është më thellë. 710. Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri. 711. Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. 712. Bie një gurë e shkoqet një mur. 713. Buka që thyet s'ngjitet më. 714. Çdo gjë forcohet, në themel. 715. Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho. 716. Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin. 717. Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër. 718. Dita ka sy, nata ka veshë. 719. Duhet me i fry lugës para se me të djeg. 720. Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot. 721. E dardhë është dhe bora, po të thanë duart. 722. Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë. 723. E ke zogun në dorë, mbaje. 724. Fusha ka sy, mali ka veshë. 725. Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin. 726. I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet. 727. I zoti duhet të ruajë arën e vet. 728. Jo si cjapi te kasapi. 729. Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri. 730. Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë. 731. Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasëm. 732. Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka. 733. Kujto qenë e bëj gati shkopin. 734. Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë. 735. Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë. 736. Kush vret nuk flet. 737. Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka. 738. Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama. 739. Mos shkel në dërrasë të kalbur. 740. Mos shko si breshka te nallbani. 741. Mos shko si cjapi te kasapi. 742. Mos u zër për degësh, po për rrënjësh. 743. Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell. 744. Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. 745. Nji shkëndi ndez nji mal. 746. Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. 747. Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë. 748. Ruaju të të ruajë perëndia. 749. Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. 750. Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. 751. S'lidhet kali me pè. 752. Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. 753. Ujku mjergull kërkon. 754. Zë goje qenin, bëj hazër shkopin. 755. Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje. 756. Ma i keqi vëlla të merr hakën. 757. Motra jemi, shoqe s'jemi. 758. Ndarja është më e mira e të ligave. 759. Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit. 760. Gjumi natës i randë i bën keq ditës. 761. Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. 762. Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke. 763. Nuk mbushet pusi me pështyma. 764. As këmishës së shtatit s'është për t'i besu. 765. Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë. 766. Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. 767. Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. 768. Esapi i shtëpisë nuk del në pazar. 769. E thëna dhe e bëra janë larg. 770. I marri premton dhe budallai shpreson. 771. Kur qesh djalli e ka punën keq. 772. Mba murin mos bie. 773. Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. 774. Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. 775. Mos u bëj thes i çpuar. 776. Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të. 777. Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. 778. Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. 779. Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. 780. Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. 781. Nuk është ar gjithë që ndrit. 782. Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë.
     
    < Prev   Next >